Tottenham Hotspur ka fituar derbin londinez ndaj Arsenalit me rezultat 2-0.
Kjo fitore e lenë në garë Tottenhamin që gjendet në vendin e dytë me 78 pikë apo vetëm katër më pak se lideri, Chelsea, ndërsa Arsenali do ta ketë shumë të vështirë kualifikimin në Ligën e Kampionëve pas kësaj humbje, pasi gjendet në vendin e gjashtë me 60 pikë apo gjashtë më pak se vendi i katërt, shkruan Telegrafi.
E këtij lajmi mesa duket nuk i janë gëzuar aspak edh disa prej fytyrave tona publike, të cilët janë fansa të zjarrtë të Arsenalit.
Ard Islami, aktori dhe skenarist i serialit të njohur “O Sa Mirë” ka publikuar në Instagram Story një fotografi të trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë kishte shkruar një sharje në gjuhën angleze: “F*ck Off”.
Ndërkohë Wenger ditë më parë në një deklaratë për meda është shprehur: “Në 20 vjet kjo ka ndodhur njëherë. Matematikisht duhet të ndodhë. Nuk jemi të lumtur, por nuk e krahasojmë veten me Tottenhamin”, fjalë të cilat mesa duket edhe e kanë acaruar më shumë producentin Islami. /Telegrafi/