Telegrafi

Aktori i “O sa mirë” flet për ndeshjen e Kosovës me Kroacinë (Video)

Aktori Jeton Zogiani, i njohur në rolin e drenicasit në serialin komik “O sa mirë”, ka dhënë një intervistë së fundmi për Telegrafin, duke shprehur emocionet e tij rreth ndeshjes së kombëtares së Kosovës me Kroacinë, e cila do të mbahet sonte (e enjte).

Aktori ka udhëtuar drejt Shkodrës për ta shikuar drejt për së drejti ndeshjen nga stadiumi “Loro Boriçi”.

“Atmosfera është shumë e mirë këtu, dhe ne si tifozëri e re e kombëtares së Kosovës jemi ende duke u formuluar, dhe duke parë eksperiencat e kaluara, besoj do të bëjmë një tifozëri të mirë dhe do t’i japim përkrahje Kosovës”, është shprehur ai.

I pyetur nga gazetari Betim Zeqiri për parashikimin rreth rezultatit, ai u shpreh: “Unë jam shum objektiv, dhe në këtë rast besoj se me tre mungesa të fuqishme që ka Kroacia, Kosova mund edhe të fitojë”

Ndërsa i pyetur nëse ka një parashikim për rezultatin, ai u përgjigj: “1-0, mbase kish me qenë real”. /Telegrafi/