Jo të pakta janë rastet kur raportohet së fundmi për aktorët e famshëm britanikë që ndërrojnë nënshtetësi.
Pas Colin Firth, i cili u raportua se mori nënshtetësi italiane, edhe aktori tjetër i njohur Ralph Fiennes ka ndërruar nënshtetësi.
Megjithatë ai nuk ka zgjedhur Italinë apo një vend tjetër nga Bashkimi Evropian, Ralph ka vendosur të vijë në Ballkan.
Fiennes i cili njihet për rolet e tij në filmat “Schindler’s List”, “Spectre” dhe “Skyfall” ka marrë nënshtetësi serbe.
Ai ka pranuar pasaporten serbe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe tashmë është zyrtarisht serb.
Vendimi për këtë ndërrim të nënshtetësisë është lëshuar në muajin shtaor. /Telegrafi/