Telegrafi

Aktori Nick Cordero vdes në moshën 41-vjeçare, humb betejën me coronavirusin

Nick Cordero (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktori i nominuar për çmimet ‘Tony’, Nick Cordero, ka vdekur në moshën 41-vjeçare pas një përballjeje prej disa muajsh me coronavirusin.

Lajmin e ka njoftuar gruaja e tij, Amanda Kloots, përmes një postimi të publikuar në llogarinë personale, Instagram.

“Zoti tani ka një engjëll në parajsë tani. Burri im ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar me dashuri nga familja e tij, duke kënduar e lutur ashtu siç u largua qetësisht nga kjo botë”, ka shkruar ajo.

“Më duket e pabesueshme dhe jam e lënduar kudo. Zemra ime është e thyer dhe nuk mund ta imagjinoj jetën pa të. Nick ishte një dritë shumë e ndritshme. Ai ishte shoku i çdokujt, dëgjues i mirë, ndihmues e më së shumti komunikativ. Ai ishte një aktor dhe muzikant i mahnitshëm. Ai e donte familjen e tij dhe e donte jetën e të qenurit baba dhe bashkëshort. Elvisit dhe mua do do na mungojë në çdo gjë që bëjmë, çdo ditë”, shtoi më tej Kloots.

Lexo po ashtu Bashkëshortja e Nick Cordero, Amanda Kloots tregon gjendjen e vështirë të aktorit pas përballjes me coronavirus

“Faleminderit të gjithëve që na përkrahët për 95 ditë. Do të dua gjithmonë bashkëshorti im i mirë”, ka shkruar mes tjerash Amanda.

Cordero ishte në kujdes intensiv në spitalinm ‘Cedars-Sinai’ në Los Angeles që nga 31 marsi pasi u diagnostikua me COVID-19.

Nick ishte pjesë e filmit “Bullets Over Broadway”, për rolin e të cilit u nominua në çmimet ‘Tony’.

Ai gjithashtu ishte edhe pjesë e “Rock of Ages” e shumë filmave të tjerë të njohur. /Telegrafi/

Nick Cordero dhe gruaja e tij (Foto: Getty Images/Guliver)