Aktori i nominuar për çmimet ‘Tony’, Nick Cordero, ka vdekur në moshën 41-vjeçare pas një përballjeje prej disa muajsh me coronavirusin.
Lajmin e ka njoftuar gruaja e tij, Amanda Kloots, përmes një postimi të publikuar në llogarinë personale, Instagram.
“Zoti tani ka një engjëll në parajsë tani. Burri im ka ndërruar jetë këtë mëngjes. Ai ishte i rrethuar me dashuri nga familja e tij, duke kënduar e lutur ashtu siç u largua qetësisht nga kjo botë”, ka shkruar ajo.
“Më duket e pabesueshme dhe jam e lënduar kudo. Zemra ime është e thyer dhe nuk mund ta imagjinoj jetën pa të. Nick ishte një dritë shumë e ndritshme. Ai ishte shoku i çdokujt, dëgjues i mirë, ndihmues e më së shumti komunikativ. Ai ishte një aktor dhe muzikant i mahnitshëm. Ai e donte familjen e tij dhe e donte jetën e të qenurit baba dhe bashkëshort. Elvisit dhe mua do do na mungojë në çdo gjë që bëjmë, çdo ditë”, shtoi më tej Kloots.
“Faleminderit të gjithëve që na përkrahët për 95 ditë. Do të dua gjithmonë bashkëshorti im i mirë”, ka shkruar mes tjerash Amanda.
Cordero ishte në kujdes intensiv në spitalinm ‘Cedars-Sinai’ në Los Angeles që nga 31 marsi pasi u diagnostikua me COVID-19.
Nick ishte pjesë e filmit “Bullets Over Broadway”, për rolin e të cilit u nominua në çmimet ‘Tony’.
Ai gjithashtu ishte edhe pjesë e “Rock of Ages” e shumë filmave të tjerë të njohur. /Telegrafi/