Telegrafi

Aktori i humorit Egnei Laknori thotë se Ermal Mamaqi po i vjedh batutat e tij

Eglein Laknori është një ndër aktorët e humorit më të dashur për publikun shqiptar, i cili nuk u ndalet batutave të tij për asnjë moment.

Aktori i njohur ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, ku është pyetur se çfarë marrëdhënie ka me kolegun e tij Ermal Mamaqi.

Eglein u përgjigj se mes tyre nuk ka vend për xhelozi, përkundrazi ata janë shokë prej vitesh me njëri-tjetrin.

“Unë Ermalin e kam shok, e kam vëlla. Dhe nuk më vjen fare keq që më vjedh batutat. Madje ndonjëherë kënaqem se rrinë më mirë në gojën e tij”.

“Ne kemi veçantitë tona. Ermali ka edhe më shumë vite në TV, është edhe këngëtar, DJ, normalisht do jetë më i kompletuar. Por ne shkojmë shumë mirë”, ka thënë aktori për Ermalin.

Ermal Mamaqi drejton emisionin “Xing me Ermalin”, prej krijimeve më të shikuara televizive.  /panorama/