Aktori i Hollywood-it, Johnny Depp, zbarkoi në Beograd gjatë këtyre ditëve dhe nga aeroporti u drejtua në presidencë për një pritje nga Aleksandar Vuçiq, shkruan Nova.rs.
Presidenti deklaroi se është i nderuar me ardhjen e aktorit në Serbi meqë edhe mori një dhuratë në lidhje me rolin e Jack Sparrow në filmin “Pirates of the Caribbean”.
Vuçiq mes tjerash ka publikuar edhe disa video me Johnny Depp në llogarinë e tij personale, Instagram.
Ai kishte shkuar në Beograd me rastin e promovimit të serialit të tij të animuar “Pafini”, të prodhuar në Serbi nga “Archangel Studio” nga aktori Milos Bikovic, dhe krijuar në “Jervolino Studios” (IES).
Pas kësaj, në mbrëmje ishte edhe në një darkë me Vuçiq dhe Bikovi në ndërtesën Andricev venac.
Aleksandar mori si dhuratë një figurë të një zogu ndërsa shtoi: “Jam i nderuar me ardhjen e Johnny Depp në vendin tonë, i jam veçanërisht mirënjohës për dhuratën e mrekullueshme që mora”.
Presidenti i Serbisë bëri shaka se përshtypja e tij kryesore ishte se, siç tha ai, nuk kishte parë ‘një zell dhe përkushtim të tillë të të gjitha zonjave’ që punojnë në kabinetin e tij e madje me ‘veshje të këtij lloji’, duke vazhduar se kjo u bë ‘vetëm për shkak të tij, jo por Johnny Depp’. /Telegrafi/