Telegrafi

Aktori hollivudian përfshihet në aksident (Foto)

Jonah Hill është përfshirë në një aksident komunikacioni në Los Angeles – bën të ditur TMZ.

Aktori 32-vjeçar ishte duke vozitur veturën e tij, Audi, kur është përplasur me një veturë tjetër.

Aktori pas aksidentit dhe vetura e tij e dëmtuar

Akoma nuk ka informacione zyrtare se si ka ndodhur aksidenti, por të dyja automjetet janë dëmtuar shumë.

Përkundër se aksidenti dukej i rëndë, Hill nuk është lënduar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa kërkuar ndihmë mjekësore.

Hill nuk është lënduar

Ndërsa bashkudhëtari i tij thuhet se ka marrë lëndime të lehta. /Telegrafi/