Site icon Telegrafi

Aktori hëngri pjesë nga trupi i kafshës së sakrifikuar, si pjesë e një rituali indian (Video)

Kafshën që e mbyti në skenë për sakrificë, aktori nisi ta hante në pjesën e pasme, si pjesë e një rituali tradicional indian.

I maskuar dhe në rolin e ‘djallit’ ai e kafshonte fuqishëm derrin e vogël, që po mbahej me një litar para spektatorëve, transmeton Telegrafi.

E tëra ndodhi në distriktin Ganjam të Indisë, pasi që kafsha të jetë tërhequr zvarrë për një kohë. Prej trupit të kfshës shihet duke rrjedhur gjak, ndërsa disa besojnë se teksa po kafshohej ishte ende gjallë.

I veshur me kostumet e njohura si ‘jatra’ ai vallëzonte me muzikën tradicionale në sfond, ndërsa kohë pas kohë e kafshonte edhe kafshën.

Ky festivali i vjetër indian, ishte ndaluar me ligj gjatë vitit 2015, por duket se po vazhdon të mbahet në fshehtësi. Pamjet i kanë shqetësuar mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, që kërkuan të identifikohen organizatorët. /Telegrafi/

https://youtu.be/eQRzcIvYRJU

Exit mobile version