Telegrafi

Aktori Fatmir Spahiu thumbon politikanët: Vizitë Parisit të bukur pas votimit të Demarkacionit

Në Parlamentin e Kosovës është shkaktuar një rrëmujë e madhe në seancën e jashtëzakonshme për votimin e Demarkacionit.

Ende është e paqartë se çfarë do të ndodhë, megjithatë të gjithë shqiptarët e Kosovës janë në pritje të një zhvillimi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Demarkacionit

Komente e kritika rreth ngjarjeve të sotme ka vazhdimisht edhe në rrjetet sociale, përfshirë këtu edhe fytyrat publike.

Aktori Fatmir Spahiu ka qenë ai i cili ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë zyrtare në Instagram, ku shfaqet me një statujë të kullës “Eiffel” në dorë.

Në mbishkrimin e fotografisë, ai me thumbim shkruan se do i bëjë vizitë Parisit, pas kalimit të demarkacionit.

“Vizite Parisit të bukur pas votimit të demarkacionit qe bëtë sot! Ju falemnderit!”, kanë qenë fjalët e aktorit.

Ndryshe, Spahiu është i njohur për rolin e tij si ‘Oki’ në serialin vendor “Kafeneja jonë”, ndërsa është edhe autor i programit “Natën me Fatmir Spahiun”. /Telegrafi/