Banorët e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të jenë të shumë komentuar në media lidhur me ngjarjet që po zhvillojnë brenda shtëpisë së vëzhguar nga kamerat.
Teksa në të shumtën e rasteve shfaqin festimet apo momentet e tyre të mira, sigurisht që ka çaste kur ata preken edhe nga rëndesa emocionale.
Një gjendje jo të mirë emocionale të mërkurën duket se ka pasur aktori Edon Shileku, i cili është një prej banorëve më të komentuar në media.
Në një video të publikuar nga vet Big Brother VIP Kosova në Instagram, Edoni mund të shihet jashtë i vetëm ndërsa qan në mes të shiut.
Nuk bëhet e ditur arsyeja që ka çuar aktorin deri në shpërfaqjen e kësaj gjendjeje, mirëpo i njëjti duket mjaft i trishtuar teksa në një moment edhe godet tavolinën e grusht.
Edon Shileku përndryshe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve që me hyrjen e tij në spektaklin BBVK, pasi ai herë pas here shfaqet në variantin Victoria Owns, si aktor i zhanrit “Drag Queer”. /Telegrafi/