Telegrafi

Aktori Edon Shileku rrëfehet në BBV Kosova: Kam abuzuar me përdorimin e drogës, më shpëtuan prindërit e mi

Aktori Edon Shileku është një prej personazheve më të komentuar të spektaklit Big Brother VIP Kosova.

Gjatë një bisede me kolegen e tij, aktoren Shota Baraliu, në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat, ai ka deklaruar se në të kaluarën e tij ka qenë abuzues i substancave narkotike.

I njëjti rrëfeu se arriti të largohej nga ajo veti, duke iu falënderuar prindërve të tij, të cilët e nxorën nga ajo gjendje.

“Unë kam qenë abuzues i drogave për një kohë shumë të gjatë. Prindërit e mi më kanë shpëtuar nga ajo rrugë. Në momentin që unë kam dal prej rehabilitimit që kam qenë, asnjëherë nuk kam bërë më droga”, ka thënë Shileku.

Ai hyri në shtëpinë e Big Brother VIP të hënën i veshur si një “drag queer” – art i cili përcaktohet si paraqitje e gjinisë së kundërt përmes pamjes së jashtme.

Banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova e nisën qëndrimin e tyre 100 ditor më datë 5 dhjetor. /Telegrafi/