Site icon Telegrafi

Aktori Chris Hemsworth befason fansat me paraqitjen e tij në koncertin e Ed Sheeran në Rumani

Koncertet e Ed Sheeran shpesh i lënë fansat të mahnitur dhe mbrëmë atij në skenë iu bashkua aktori i famshëm, Chris Hemsworth.

Kantautori anglez, 33 vjeç, aktualisht po bën turne në Evropë si pjesë e “Mathematics 2024” dhe teksa performonte në Rumani të shtunën mbrëma, ai i priti fansat me një mysafir.

Duke performuar për rreth 70 mijë fansa në Arenën Kombëtare të Rumanisë, fituesi i katër herë ‘Grammy’ ishte në mes të interpretimit të këngës së tij të vitit 2014 “Thinking Out Loud kur bëri një njoftim surprizë.

Foto: Instagram

“Ai ka qenë në skenë duke kënduar me ne gjatë gjithë kohës”, buzëqeshi Ed.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ed Sheeran

“A do të bëni pak zhurmë për Chris Hemsworth”, tha tutje artisti i famshëm.

Foto: Instagram

Publiku shpërtheu menjëherë në brohoritje dhe aktori i “Thor” buzëqeshi me dashuri dhe vazhdoi me shfaqjen.

Pasi kënga përfundoi, Ed i kërkoi edhe një herë turmës që të ‘bënte pak zhurmë’ për aktorin, i cili më pas iu bashkua mikut të tij në qendër të skenës.

Foto: Instagram

Ed pak ditë më parë ka qenë për të performuar në Kroaci. /Telegrafi/

Foto: Instagram
Exit mobile version