Telegrafi

Aktori Ashton Kutcher flet për agresionin rus në Ukrainë

Ashton Kutcher (Foto: Getty Images)

Aktori i famshëm amerikan, Ashton Kutcher, u ka bërë thirrje mediave ruse ‘për gënjeshtra’, ndërkohë që vendi vazhdon ta pushtojë Ukrainën.

Ai ka vazhduar të tregojë mbështetjen e tij për Ukrainën përmes rrjeteve sociale.

Gruaja e tij, Mila Kunis, ka lindur në Ukrainë dhe jetoi atje deri në rënien e Bashkimit Sovjetik.

“Nëse njihni dikë nga Rusia, telefononi dhe thuajini se mediat e tyre po gënjejnë”, shkroi ai në Twitter. “Ukraina nuk dëshiron të luftojë, ata thjesht nuk duan qeverinë e Putinit dhe nuk duan të pushtohen”.

Kutcher e ndau mesazhin edhe në gjuhën ukrainase.

Më parë, aktori i “That Show 70s” ndau mbështetjen e tij për Ukrainën duke postuar në Twitter , “Unë qëndroj me Ukrainën”.

Ashton Kutcher (Foto: Getty Images)

Përveç kësaj, Kutcher ripërsëriti lajmin se Airbnb po punonte për të pritur refugjatë nga Ukraina.

“Ne kemi nevojë për ndihmë për të përmbushur këtë qëllim. Nevoja më e madhe që kemi është për më shumë njerëz që mund të ofrojnë shtëpitë e tyre në vendet e afërta, duke përfshirë Poloninë, Gjermaninë, Hungarinë dhe Rumaninë”.

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis (Foto: Getty Images)

Rusia nisi një pushtim në Ukrainë të enjten e kaluar, nën urdhërin e presidentit Vladimir Putin. /Telegrafi/