Seriali i shumëpëlqyer komik, “O Sa Mirë”, do të vijë së shpejti me sezonin e ri dhe tashmë këtë e kanë paralajmëruar aktorët që luajnë në të.
Ishte fillimisht Xhevdet Jashari (Arifhikmeti) që përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale bëri të ditur se sezoni i ri po vjen.
Një tjetër xhirim e kanë publikuar edhe ‘Gjakovari’ dhe ‘Zuka’ për t’i mbajtur të informuar fansat e serialit që të qëndrojnë në pritje.
Ndryshe, ky do të jetë sezoni i tretë i “O Sa Mirë” që ishte jashtëzakonisht i suksesshëm në dy sezonet e para.
Nga ndryshimet dhe të rejat, burimet e Telegrafit njoftojnë se do të përfshihen edhe disa ‘profesorë’ mjaft interesant në edicionin e ri. /Telegrafi/