Telegrafi

Aktorët e “O Sa Mirë” së bashku në Iftar

Foto: Ernest Zymberi/Instagram

Muaji i shenjtë i Ramazanit ka bërë që shumë prej fytyrave publike të solidarizohen në këtë muaj që për ¬çdo mysliman njihet si muaji i paqes.

Iftaret e mbrëmjes të kaluara së bashku me njerëzit më të dashur, janë një tjetër detaj i këtij muaji të madhërishëm.

Një iftar së bashku në natën e sotme e kanë kaluar edhe aktorët e hit serialit “O Sa Mirë”.

Ka qenë aktori Ernest Zymberi, i njohur për publikun si ‘Llukmani’, ai i cili ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaqet bashkë me kolegët e tij, teksa shijojnë një iftar.

Lexo po ashtu Vjen episodi i 142-të i serialit "O Sa Mirë": Citi dhe 'Lepuri', kampionë në 'paintball'

“Iftari në O Sa Mirë”, ka shkruar Zymberi në mbishkrimin e fotografisë.

Foto: Ernest Zymberi/Instagram

Nga imazhi në fjalë vërehet se aktori gjilanas ka qenë i shoqëruar nga kolegët e tij: Alban Rexhaj, Kushtrim Qerimi e Neshat Krasniqi.

Duket se aktorët e hit serialit janë myslimanë të devotshëm, teksa agjërojnë përgjatë gjithë muajit. /Telegrafi/