Telegrafi

Aktorët e “O Sa Mirë” në derbin e madh të futbollit italian (Foto)

Seriali “O Sa Mirë” është kthyer tashmë në një prej serialeve më të dashur për publikun.

Aktorët e serialit tashmë gëzojnë një famë të madhe në mbarë trojet shqiptare, dhe kjo ka ndikuar që ata të jenë mjaft të ndjekur në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu ‘Llukmani’ sprovon veten në pikturë (Foto)

Në disa prej episodeve të serialit, u raportua se aktorët udhëtuan edhe drejt Zvicrës për të xhiruar disa nga episodet, gjersa së fundmi bëhet e ditur se ata kanë shkuar në Itali.

Fjala është për Llukmanin, Olta Dakun (Jana Hajdarin), dhe “Qapi”, të cilët në derbin e madh të futbollit italin, po ndjekin nga afër ndeshjen Inter-Milan.

Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, vërehet qartë se të tre aktorët janë në mbështetje të skuadrës së Interit. /Telegrafi/

Aktorët e “O Sa Mirë” në derbin e madh të futbollit italian, ndjekin nga afër ndeshjen Inter-Milan.