Dy aktorët e njohur të serialit “O Sa Mirë”, Ernest Zymberi dhe Kushtrim Qerimi, të cilët përkatësisht luajnë në rolet e Llukmanit dhe Rrahmonit, mesa duket janë miq shumë të mirë edhe jashtë serialit.
Ka qenë Ernesti ai i cili ka publikuar një fotografi në faqen e tij “Llukman Avdili” në Facebook, ku shihet duke pirë kafe bashkë me mikun e tij Kushtrimin.
Seriali “O sa mirë”, ka bërë për vete mijëra shikues në tri edicionet e tij të suksesshme, e ndërsa ende nuk është bërë i ditur lajmi, se kur do të bëhet vazhdimi i serialit. /Telegrafi/