Aktorja e njohur Olta Daku ka festuar ditëlindjen e saj.
E angazhuar momentalisht në rolin e “zysh Janës” në serialin “O sa mirë”, aktorja është befasuar nga aktorët e këtij seriali për ditëlindjen e saj, transmeton Telegrafi.
Në një video të publikuar nga vetë ekipa realizuese e serialit shihet se si Olta befasohet nga kolegët e saj artistë, të cilët e pritën me tortë dhe këngë.
Seriali “O sa mirë” ka arritur një shikueshmëri të madhe dhe aktorët që luajnë në të janë shndërruar ndër personat e njohur më të dashur për publikun shqiptar. /Telegrafi/