Telegrafi

Aktorët e “O sa mirë” aderojnë në PDK (Foto)

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është ri-takuar sot (e enjte) me dy aktorë të njohur të serialit komik “O Sa Mirë”.

Javë më parë ai ishte pjesë e një nga episodeve shumë interesante të serialit, ndërsa këtë herë ai i mirëpret aktorët Ard Islami dhe Fisnik Ademi, në platformën “Fillimi i ri” të PDK-së.

Kështu të paktën ka bërë me dije vet Kadri Veseli, i cili ka publikuar një fotografi në Facebook, ku shfaqet pranë dy aktorëve të njohur.

“Unë “aderova” javë më parë në nje episod të serialit më të mirë, “O sa mirë”. Ndërsa sot pata nderin t’u uroj mirëseardhje skenaristit Ard Islami dhe aktorit Fisnik Ademi në platformën tonë “Fillimi i Ri”. Edhe arti dhe kultura kanë nevojë për një energji të re pozitive dhe lidership të ri që ndihmon krijuesit artistikë në vend! #FillimiRi”(sic.), shkruan Veseli në Facebook. /Telegrafi/