Zendaya pësoi një moment të sikletshëm në Romë të shtunën, pasi asaj iu refuzua hyrja në një restorant luksoz për shkak të kodit të rreptë të veshjes.
Aktorja 26 vjeçare, i cila kishte veshur një bluzë të zezë të shkurtër dhe pantallona ngjyrë bezhë, u përpoq të darkonte në “Terrazza Borromini” të qytetit italian – gjë që kërkon një veshje të stilit ‘smart casual’ për mysafirët.
Megjithatë, ylli, i cili kishte një rezervim, u largua nga restoranti për shkak të veshjes së saj, shkruan DailyMail.
Zendaya u fotografua nga paparacët duke pasur një ndërveprim me stafin e restorantit.
Ajo dhe shoqëruesit e saj përfunduan duke darkuar në një piceri aty pranë pas incidentit.
Pamja e yllit u shoqërua me një palë këpucë lëkure dhe çantë dore të zezë.
Ndërkohë, i dashuri i saj, aktori Tom Holland, 27 vjeç, u pa në New York City me shoferin e F1, Lewis Hamilton, 38 vjeç.
Dyshja dolën pasi darkuan në restorantin “Sant Ambroeus” në kryeqytetin njujorkez.
Ai dhe Zendaya janë në lidhje që nga viti 2017, pasi u njohën me njëri-tjetrin kur luajtën bashkërisht në filmin “Spider-Man”. /Telegrafi/