Site icon Telegrafi

Aktor kanadezë në filmin e parë horror të Kosovës?

‘Katunar’ do të jetë një film bashkëkohor horror që do të xhirohet në Kosovë dhe një pjesë në Kanada. Storia e filmit është për një vajzë që jeton në Toronto dhe pasi i vdes babai, kthehet në Kosovë.

Për rolin e Aurit, dashnorit të vajzës, artistët e famshëm kanadez kanë shprehur interesim të madh, njofton përmes një shkrimi autorial, Meri Veseli, transmeton koha.net.

Lindur dhe rritur në Kanada, skenaristi dhe regjisori Dion Ventress, thotë ‘Kam qenë i befasuar me interesimin e artistëve kanadez për projektin, këtu në Amerikën Veriore. Derisa bisedimet vazhdojn, nuk mund të japim emra, ashtu siç nuk mund të publikojmë persona të tjerë të involvuar në projektin e filmit. Mund vetëm them se kemi tre kandidatë për rolin e dashnorit kanadez. Dy artistë janë nga Kanada që kanë bërë emër në art, këtu dhe në vende të tjera edhe në muzikë. Personi i tretë është djaloshi nga programi i MTV’.

Duke reflektuar nga Toronto, Ventress pranon ‘Krijimi i një filmi në Kanada dhe Kosovë nuk ka qenë detyrë e lehtë. Për më shumë, refuzoj të bëj ckado që do të duket keq për Kosovën. Gjërat duhet bërë si duhet. E unë në këtë film do të bëj më të mirën.’

Në bisedë me krijuesit kanadez, për filmin, Ventress tregon ‘ E kanë pëlqyer storien e filmit, janë profesionist dhe cmoj mendimin e tyre, dëshirën time për të bërë një film në Kosovë e përkrahin’.

Në fund Ventress rrëfen ‘ Një gazetare anonime që ka lexuar skicën e filmit në gjuhë angleze dhe gjuhen shqipe, ka dhënë opinionin e saj, Unë them, jo vetëm i mirë, por storia është e shkëlqyeshme, ky film duhet të bëhet.

Exit mobile version