ARM-ja ka aktivizuar Qendrën Taktike Operative (QTO) që do të koordinojë aktivitetet, varësisht nga kërkesat në rajonet e prekura nga vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Policia Ushtarake në bashkëpunim me MPB-në ka ndërmarrë rregullimin e komunikacionit në rajonin e Stajkovcit, ku ndihmohet në rregullimin e lëvizjes së mekanizmave dhe automjeteve të motorizuara që janë angazhuar në sanimin e dëmeve nga përmbytjet.
Gjatë mbrëmjes së djeshme, nga Kosova është futur një konvoj i KFOR-it me tetë maqineri inxhinjeringu që do të angazhohen në rajonet e përmbytura./Telegrafi/