Telegrafi

Në ditën e Bajramit shumë dhurata për fëmijët në qendër të Pejës (Video)

Në vigjilje të festës së Fitër Bajramit, një grup i të rinjve pejan kanë bërë një video përmes së cilës ftojnë prindërit së bashku më fëmijët e tyre, që në mbrëmjen e së premtes të dalin në qendër të qytetit, ku do të shpërndahen dhurata për më të vegjlit.

Në ngjarjen e cila tashmë është bërë tradicionale, në ditën e parë të festës, në ora 20:00, do të ofrohen me qindra dhurata për fëmijët e kësaj komune.

Nën moton “nga një musliman që të do”, ky aktivitet po organizohet për të pestin vit radhazi, ku mjetet për ngjarjen janë grumbulluar mbi baza vullnetare të këtyre të rinjve. /Telegrafi/