Site icon Telegrafi

Aktivitetet e para të Albin Kurtit si kryeministër, viziton Prekazin dhe Mitrovicën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitën e tij të parë si kryeministër ka zgjedhur ta bëjë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Pas marrjes së detyrës, që është planifikuar të ndodh në ora 11:00, Kurti do të bëj homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Pas kësaj, Kurti ka planifikuar gjithashtu të marr pjesë në Akademinë Përkujtimore për masakrën e 3-4 shkurtit të vitit 2000, në Mitrovicë.

Kështu kanë bërë të ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë me agjendën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për datën 04.02.2020

  1. Kryeministri Albin Kurti, do të bëjë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

VENDI: Prekaz

KOHA: 12:15

  1. Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e masakrës së 3-4 shkurtit të vitit 2000.

VENDI: Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, Komuna e Mitrovicës.

Exit mobile version