Site icon Telegrafi

Aktivistja Risteska pas gati 24 orë në stacionin policor, dërgohet para gjyqtarit (Foto)

Vajza që publikisht konsumonte marihuanë dhe aktivistja për legalizimin e kanabisit dhe përdorimin e tij të gjerë në medicinë, Monika Resteska, u soll para gjyqtarit në një procedurë paraprake.

Me kërkesë të Prokurorisë Publike, mbrëmë është kryer kontroll në vendbanimin e saj të përkohshëm, ku është gjetur marihuanë.

Vepra penale për të cilën ngarkohet është shitja e lëndëve narkotike. Gjyqtari në procedurë paraprake duhet të propozojë masa për sigurimin e pranisë së saj.

Lexo po ashtu Aktivistja për legalizimin e marihuanës, Monika Risteska përfundoi në paraburgim

Risteska në prill ishte arrestuar për shkak në ambient publik ka konsumuar marihuanë, ndërsa më pastaj ishte lëshuar./Telegrafi/

Exit mobile version