Aktivistja për legalizimin e marihuanës, Monika Risteska, u dënua me një vit burg. Ajo është dënuar për prodhimin dhe lëshimin e paautorizuar të lëndëve narkotike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Risteska është në paraburgim që nga maji i këtij viti. Vitin e kaluar, ajo mori dënim me kusht prej dy vjetëve nëse në pesë vitet e ardhshme kryen të njëjtën vepër penale. Ajo atëherë e pranoi fajin, por në të njëjtën kohë tha se ajo u pendua dhe se premtoi se nuk do të bëjë të njëjtën krim.
“Ndihem fajtor për veprën që ngarkohem. Është e vërtetë ajo që thuhet në aktakuzë. Në periudhën prej 2017 deri në vitin 2018 në mënyrë të paautorizuar kam mbajtur dhe shitur marihuanë dhe hashash në mënyrën siç thuhet në aktakuzë. Më vjen shumë keq për atë që kam bërë. Betohem dhe premtoj se kurrë nuk do të përsërisë një krim të tillë”, tha Ristevska në gjykatë./Telegrafi/