YouTuberja kubaneze Dina Fernandez e njohur si Dina Stars, ka thënë se ajo është arrestuar nga autoritet e sigurisë kubaneze në Havana derisa po jepte një interviste live gjatë të martës.
Fernandez është intervistuar së bashku me këngëtaren Yotuel nga transmetuesi spanjoll Canal 4, lidhur me protestat anti-qeveritare, ku mijëra qytetarë kanë dalë nëpër rrugët e shtetit ishullor, transmeton Telegrafi.
E gjatë bisedës Fernandez u pengua gjatë intervistimit duke thënë se “forcat e sigurisë janë këtu dhe se i duhej të shkonte”, më pas ajo ia lë kompjuterin një mikeshe e cila gjithashtu u dërgua në një dhomë tjetër – e kamera dhe mikrofoni që kishin mbetur të ndezur filmuan gjithçka.
Në prapavijë dëgjohej një zë mashkulli, pavarësisht se nuk dëgjohej mirë se çfarë thoshte.
https://www.youtube.com/watch?v=S-gGqfryL-A
E disa momente më pas, YouTuberja rikthehet dhe i thotë gazetarëve se i kishin kërkuar të shkojë me personat që ajo iu referua si policë, duke theksuar se qeveria kubaneze është përgjegjëse për gjithçka.
Ndërkaq e pyetur nëse është arrestuar, Fernandez u përgjigj shkurt: “Nuk e di, më thanë se duhet të shkojë me ta”.
CNN ka kontaktuar autoritetet kubaneze për t’i pyetur lidhur me çështjen e aktivistes Fernandez, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje. /Telegrafi/