Telegrafi

Aktivisti i VV-së thotë se u kërcënua me kanun nga drejtori komunal i LDK-së (Foto)

Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore ndaj RTK-së, është bërë shkak i konfrontimeve në Facebook mes një ish drejtor komunal të LDK-së dhe një aktivisti të VV-së. Madje, ky i fundit përmes një e-mail-i të dërguar në portalin Veriu.info është ankuar se drejtori Naim Hajra e ka kërcënuar me kanun.

Aktivisti i VV-së Rejhan Fejza pretendon se është kërcënuar nga drejtori i Drejtorisë për Inspeksion në komunën e Mitrovicës, Naim Hajra, i cili është edhe zyrtar i lartë i LDK-së në Mitrovicë, shkruan portali Veriu.info.

“Shoq, ti pak ma heret me ofendove bukur rand. Une per momentin jam jashte Kosove, mendoj me u kthy ne fundjave. Nese deri atehere nuk ka nje kerkimfalje publike, muhabetin pastaj do ta zgjedhim qysh i kan zgjedh bab e babgjysh kto pune”, thuhet në mesazhin e Naim Hajrës drejtuar Rejhan Fejzës, të cilin ky i fundit e ka bërë publik në Facebook.

Mirëpo, aktivisti i VV-së, i cili shihet qartë se e ka fyer drejtorin Hajra, duke e quajtur mes të tjerat edhe ‘Pjelle e keqe LDKuciane’, por që nuk do të duhej të ishte arsye për kërcënime me kanun, transmeton Veriu.info.

Shikoni më poshte debatin publik të bërë: