Site icon Telegrafi

Aktivisti pro-ukrainas në Serbi i dorëzon ambasadorit rus një “tortë vdekjeje”

Një aktivist pro-ukrainas në Serbi dorëzoi një “tortë të vdekjes” në ambasadën ruse në Beograd.

Bëhet fjalë për aktivistin Çedomir Stojkoviç i cili shkoi tek ndërtesa me një tortë në duar që kishte dekor si një kafkë dhe krem që dukej sikurse ishte mbuluar me gjak, transmeton Telegrafi.

“Sot, në Serbinë e pushtuar, i sollëm një ‘tortë vdekjeje’ ambasadorit rus dhe një kërkesë për dorëzimin e Vladimir Putinit për krimin e gjenocidit në Ukrainë”, shkroi Stojkoviç në Twitter.

“Ne e dimë se vdekja është ajo që ata duan, dhe njerëzit janë ajo që hanë, dhe kjo tortë është një simbol i politikës së tyre”.

Një aleate tradicionale sllave, Serbia ka mbajtur marrëdhënie miqësore me Rusinë pavarësisht pushtimit.

Ndërsa kërkon zyrtarisht hyrjen në Bashkimin Evropian, Beogradi ka refuzuar t’ju bashkohet sanksioneve perëndimore të dizajnuara për të ndëshkuar Moskën për agresionin. /Telegrafi/

Exit mobile version