Aktivisti për të drejtat e komunitetit LGBTI+, Lend Mustafa, ka njoftuar se është kërcënuar me jetë mesditën e kësaj së diele.
“Ora 12:00 e ditës në mes të sheshit më pshtyjti në ftyrë, ma specifikisht në vesh, ni djal mjekrrosh me pantolla deri në kthizë, edhe bërtiti “kom me t’vra”. M’kan shajtë ma heret, m’kan kërcenu e kan tentu me më shkel me kerr tu e mushë gaz, veç asnjoni akt s’ka qenë ma poshtërues e ma i gërditshëm deri tash”, është shprehur ai në llogarinë e tij në Facebook.
“Ni grusht a ni shuplakë falë i koftë, se kisha mrri me ja kthy tu u mbrojtë e sëm kish metë ton ky inat e urrejtje mrena, jo pse jom i dhunshëm, po si pasojë e 1000 kërcënimeve e tentimeve për sulm, kanihere edhe për vrasje”, tha tutje.
“Unë prap kam me luftu qysh kam luftu gjith, e qitu keni me më pasë! Kurr në jetë nuk ja u dho atë knaqësinë me u largu edhe nëse ju shkatërron egzistenca jem, prezenca jem në rrugë të shpisë tem. Ju metë në fyt, e ja u nxoft frymën pshtyma juaj”, shkori ai.
Ndërkaq organizata “Cel Kosova”, e ka dënuar rastin.
Kjo organizatë ka kërkuar nga policia t’i përmbush obligimet e saj dhe të ndërmarrë hapa konkretë në servimin e dënimit të merituar ndaj personit tashmë të pandehur.
“Veprimi i sotëm është thyerje e Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe kryerje e veprës penale “Kanosje”, motivi pas së cilit besohet të jetë identiteti gjinor dhe orientimi seksual e që rrjedhimisht kategorizohet si diskriminim ndaj këtyre dy të fundit – gjë që po ashtu është e dënueshme sipas ligjeve të Republikës së Kosovës. Ne qëndrojmë pranë Lendit dhe çdo personi tjetër queer që është viktimë e diskriminimit në bazë të identitetit gjinor dhe orientimit seksual”, thuhet në fund, transmeton Telegrafi.