Aktivisti i njohur i opozitës ruse, i cili vazhdimisht ngritë zërin kundër presidentit rus, Vladimir Putin, ka kërkuar azil në Ukrainë, bëjnë të ditur autoritetet.
Mediat raportojnë se Roman Roslovtsev, që njihet për protestat e tij kundër Putinit, me një maskë në fytyrën e tij, hyri në Ukrainë përmes Bjellorusisë.
Roslovtsev kishte deklaruar se është detyruar të kërkojë azil për shkak të përndjekjes nga shërbimet ruse të sigurisë.
Kërkesa e tij për azil në Ukrainë po shqyrtohet nga autoritetet, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
36 vjeçari nuk njihet vetëm për kundërshtitë e tij, por shpeshherë ai ishte parë në sheshet e Moskës, me maskë të Putinit, për çka edhe ishte ndalur nga autoritetet.