Aktivistët e Vetëvendosjes provojnë t’ia prishin ligjëratën e presidentit Thaçi në Kolegjin UBT.
Pas provokimit të një studente, që Indeksonline ende nuk ka arritur t’ia mësoj emrin, në fund edhe aktivisti i Vetëvendosjes, Korab Muhadri, ka provuar të flas, mirëpo studentët e tjerë të pranishëm duke rrahur shuplaka ia kanë bërë “bajat” atij.
Muhadri shihet se është militant i Vetëvendosjes edhe në profilin e tij në Facebook. Ai përpos që shpërndan qëndrime të sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, shihet se është shok edhe i zëdhënësit të këtij subjekti politik, Frashër Krasniqit.
Madje, siç konfirmohet edhe nga fotografitë, Korab Muhadri del të jetë edhe vizitor i rregullt i Krasniqit në banesën e tij, ku ai qëndron në arrest shtëpiak.