Një aktivitet i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje ka eskaluar edhe në një përleshje ndërmjet tyre dhe policisë.
Aktiviteti i tyre po zhvillohej në gjashtëmujorin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.
Një aktivitet i tillë u karakterizua me grafite në veturat zyrtare, ku shkruante ‘Drejtësi për Astritin”.
Në një postim të VV-së ku edhe është publikuar një video shkruan: “Janë bërë 182 ditë që kur aktivisti Astrit Dehari vdiq në rrethana të pasqaruara në Burgun e Prizrenit. Tash e 6 muaj askush nuk ka dhënë përgjegjësi për këtë krim, vdekjen e tij në duart e shtetit”. /Telegrafi/