Dhjetëra aktivistë të Levizjes Vetëvendosje kanë aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës në Drenas.
Ish kandidati për kryetar të komunës nga VV, Rifat Demaku, tha se tash e një kohë kanë qenë në konflikt të hapur me selinë qendrore të Vetëvendosjes, dhe sa i përket reagimeve politike me ta nuk janë pajtuar.
Aderimin e tij në PDK e vlerësoi kandidati aktual për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ku tha se e mirëpret aderimin e tij, përderisa shtoi se kjo lëvizje ka devijuar nga nisma e saj duke u radikalizuar me veprime të dhunshme, njofton Klan Kosova.
Ndër të tjera Lladrovci i bëri thirrje publike Jakup Kranisiqt që t’i ribashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, me thirrjen “Jakup kthehu në shtëpinë tonë. Mos na e ndaj Drenicën”.