Site icon Telegrafi

Aktgjykimi për “Tankun” më 23 maj, a do të shpallet fajtor Gruevski?

Aktgjykimi për rastin e Prokurorisë Speciale “Tanku” do të shqiptohet brenda gjashtë ditëve (23 maj). Në seancën e sotme gjyqësore u thanë fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe palës mbrojtëse.

Prokuroria Speciale në fjalën përfundimtare kërkoi që gjykata të shpallë fajtorë ish-kryeministrin Nikolla Gruevskin dhe ish-ndihmës ministrin në MPB, Gjoko Popovski, si dhe të paguajnë harxhimet e proceseve gjyqësore në vlerë prej 313.160 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas përfundimit të seancës prokurori i PSP-së, Gavril Bubeski tha se për Gjoko Popovskin parashihet burg prej 5 deri 15 viteve, ndërsa për Nikolla Gruevskin parashihet dënim me burg prej 1 deri 3 vite.

Ndërsa ish-kryeministri Nikolla Gruevski në fjalën përfundimtare tha se këto procese gjyqësore janë politike dhe ky se ky gjykim është ndjekje politike kundër tij dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Përndryshe, në lëndën “Tanku” të akuzuar janë Nikolla Gruevski, Gjoko Popovski, si dhe ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, e cila gjykohet me procedurë të veçantë për shkak të shtatzënisë së rrezikuar. Ata akuzohen se kanë blerë në mënyrë joligjore makinën luksoze Mercedes, për 600 mijë euro./Telegrafi/

Exit mobile version