Telegrafi

Aktakuzë ndaj tre personave për ryshfet dhe ushtrim të ndikimit

Sot një prokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër tre të pandehurve.

Një nga të pandehurit, është një punëtor i Gjykatës Supreme, akuzohet për veprën penale të “marrjes së ryshfetit” dhe atë të “ushtrimit të ndikimit”.

Të pandehurit e tjerë akuzohen për “dhënie të ryshfetit” dhe “ushtrim të ndikimit”.

Aktakuzën e ka ngritur një Prokuror Ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas një hetimi kompleks të kryer nga Prokuroria e EULEX-it, Policia e Kosovës dhe Policia e EULEX-it. /Telegrafi/