Telegrafi

Aktakuzë ndaj personit që e kërcënoi Zaevin në Facebook

Prokuroria Themelore Publike ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili përmes Facebookut e ka kërcënuar ish-kryeministrin Zoran Zaev.

I akuzuari i cili ngarkohet për veprën penale rrezikim të sigurisë, në disa publikime ka bërë thirrje për likuidim fizik të Zaevit.

Në periudhën prej 23.07.2019 deri 24.07.2019, në disa raste ai ka kryer veprime që paraqesin kryerje të vazhdueshme të veprës së njëjtë.

“Ai është i akuzuar se përmes sistemit informatik, në profilin e tij në Facebook, ka publikuar kërcënime se do ta kryejë vepër penale e cila është e dënueshme me së paku pesë vjet burg”, thonë nga Prokuroria./Telegrafi/