Site icon Telegrafi

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Dy persona me pasaporta ruse (një mashkull dhe një femër) të cilët nuk kishin viza të Republikës së Kosovës, janë hasur mbrëmë në dalje të pikës kufitare në Jarinjë.

Policia përmes raportit 24 orësh bëri të ditur se të dy janë ndaluar me vendim të prokurorit.

E nga ana tjetër zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka thënë për Telegrafin se për të dy personat e ndaluar është ngritur aktakuzë.

Lexo po ashtu Ndalohen dy rusë në Jarinjë

“Prokuroria Themelore në Mitrovicë për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare””, ka thënë Preteni.

Ndryshe policia në raportin 24 orësh bëri të ditur se personat e dyshuar kishin thënë se kanë ardhur nga Nishi i Serbisë dhe kanë përfunduar në SPK Jarinjë derisa dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. /Telegrafi/

Exit mobile version