Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë ndaj të dyshuarit M.V., mësimdhënës në Shkollën fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, për veprën penale ‘’keqpërdorimi i personave nën moshën 16 vjeçare’’.
Sipas aktakuzës i pandehuri B.V., që nga shtatori i vitit 2018, në cilësinë e mësimdhënësit të gjuhës shqipe në shkollën fillore “Mazllum Këpuska’’, në Gjakovë, në mënyrë të vazhdueshme ka ngacmuar seksualisht 27 nxënës të një klase në këtë shkollë, duke përdorur fjalë joshëse e duke i ledhatuar e prekur në pjesë të fytyrës dhe në pjesë të ndryshme të trupit.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më lartë, njofton Telegrafi.
Prokurori rastit, ka propozuar Gjykatës Themelore në Gjakovë që i pandehuri të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjakovë në janar të këtij viti kishte aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit B.V. /Telegrafi/