Kryetari i komunës së New Yorkut, Eric Adams, është paditur pas një hetimi nga Departamenti i amerikan Drejtësisë.
Megjithëse detajet e aktakuzës nuk dihen, CNN raportoi se Adams dhe individë të tjerë po hetohen për lidhjet e tyre me zyrtarë dhe biznesmenë turq të paidentifikuar nga vendi.
Hetimi i udhëhequr nga prokuroria e shtetit ka zgjatur me muaj dhe ka rezultuar me një aktakuzë që duhet të bëhet publike së shpejti.
Kryebashkiaku njujorkez në të kaluarën i ka mohuar të gjitha akuzat, të cilat u shfaqën disa muaj më parë.
“E dija se do të bëhesha objektiv sepse punoj në interes të qytetarëve të New Yorkut. Nëse akuzohem zyrtarisht, mund të them se jam i pafajshëm. Do t’i luftoj këto akuza me të gjitha forcat”, tha Adams.
Adams pritet të dorëzohet në ditët e ardhshme dhe të bëjë një deklaratë, por nuk ka gjasa të dalë në gjykatë të enjten. /Telegrafi/