Site icon Telegrafi

Aktakuzë kundër djemve të Sabit Gecit për sulmin ndaj aktivistëve të “Vetëvendosjes”

Djemtë e Sabit Gecit, Alban e Kushtrim Geci, do të përballen me drejtësinë për sulmin ndaj aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje”, në shtator të vitit të kaluar.

Nëntë muaj i janë dashur Prokurorisë Themelore të Prishtinës për të ngritur aktakuzë ndaj tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Ata janë ngarkuar me dy vepra penale: kanosje dhe lëndim të lehtë trupor.

Si pasojë e sulmit me thikë dhe me mjete të forta, të dëmtuar kanë mbetur aktivistët e VV-së: Arbër Sejdiu, Alban Makolli dhe Lulëzim Xhaka.

Derisa mbrojtja e të pandehurve e konsideron aktakuzën të njëanshme dhe të pabazuar në prova, zyrtarë të VV-së kanë thënë se ky sulm ka qenë i qëllimshëm dhe me pasoja serioze.

Exit mobile version