Konsullata polake në Ukrainën perëndimore ka qenë cak i një sulmi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Po sipas medieve të huaja, ka qenë një raketë anti-tank ajo që ka goditur katin e lartë të ndërtesës, por për fat të mirë askush nuk është lënduar.
Sipas medieve të huaja, incidenti ka ndodhur në qytetin e Lutsk, kryeqendër e rajonit të Volyn.
Ministria e Jashtme polake ka thënë gjithashtu se dikush ka gjuajtur një raketë në ndërtesë dhe shpërthimi shkaktoi dëme strukturore.
Fotot e konsullatës ndër tjerash tregojnë edhe një vrimë të madhe në çatinë e katit të saj të lartë.
E Konsulli i Përgjithshëm, Krzysztof Sawicki, e ka quajtur incidentin “një sulm të vërtetë terrorist”, që kishte për qëllim për të vrarë njerëz në misionin polak.
Është bërë e ditur gjithashtu se një anëtar i stafit e kaloi natën në dhomën e synuar me sa duket nga sulmuesit, por nuk u dëmtua për shkak se raketa goditi çatinë dhe jo dritaren. /Telegrafi/