Mritunjay Kumar Tiwari kishte zënë pozitën e duhur në një rezervat tigrash në Rajasthan të Indisë, që të filmojë momentin kur tigri i fshehur, hidhet në aksion për të kapur drerin.
Pas pesë orë pritjesh, në mot të nxehtë me 48 gradë Celsius, ai arriti të kapte momentin dramatik të aksionit që zgjati vetëm tetë minuta, transmeton Telegrafi.
Por, për dallim prej fotografit që e realizoi planin me sukses, grabitqari mbeti duarthatë.
Tufa e drerëve që po pinin ujë, arriti të ikte me shpejtësi dhe asnjë prej tyre nuk mbeti prapa. Pos, tigrit që mbeti duke u ‘freskuar’ në pellgun me ujë. /Telegrafi/