Site icon Telegrafi

Aksioni i policisë në Mitrovicë, konfiskohen rreth 2 kg kokainë, arrestohen katër persona

Foto: Arkiv/Ilustrim

Policia e Kosovës pas një hetimi disa mujor ka bastisur disa shtëpi në Mitrovicën e Jugut ku ka gjetur një sasi të narkotikëve të llojit kokainë dhe armë.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar katër persona, ndërsa me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe njëri është liruar në procedurë të rregullt.

Policia njofton se gjatë aksionit tek të dyshuarit janë gjet dhe konfiskuar: kokainë  1kg e 892 gram, një revole me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore digjitale, një  mulli grinder, një shufër metalike, dy laptop, 4 telefona.

“Rr.Avni Shabani, Mitrovicë, 08.12.2020-15:30. Njësia e DHTN Mitrovicë Veri në bashkëpunim të njësive  tjera pas një hetimi disa mujor  me urdhër të  gjykatës  ka  bastisë disa  shtëpi dhe objekte përcjellëse në katër (4) lokacione në Mitrovicë Jug, ku janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj  kosovarë. Tek të dyshuarit janë gjet dhe konfiskuar: kokainë 1 kg e 892 gram, një revole të llojit me 8 fishekë të cal. 7.65 mm, një revole me nëntë 9 fishekë, dy peshore digjitale, një  mulli grinder, një shufër metalike, dy laptop, 4 telefona. Me vendim të prokurorit  tre të dyshuar dërgohen në mbajtjeje ndërsa njëri lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Exit mobile version