Telegrafi

Aksioni i Policisë në Gjilan, arrestohet një zyrtare

Ilustrim

Policia e Kosovës, në vazhdën e aksioneve policore ka bastisur disa lokacione nëpër komuna të ndryshme në vend.

Siç merr vesh Telegrafi në zyrën e Ministrisë së Bujqësisë në Gjilan, policia ka arrestuar një punonjëse femër, e cila është zyrtare përgjegjëse në këtë zyrë.

Ndryshe, Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda sot ka zhvilluar aksione në Prishtinë, Istog, Lipjan, Podujevë, Gjilan dhe në Batllavë.

Ndërkaq, pas aksionit të sotëm në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë arrestuar katër zyrtarë, ndërsa Telegrafi ka mësuar se janë sekuestruar dy çanta me para.

Siç bëhet e ditur paratë janë konfiskuar nga shtëpitë e disa prej të arrestuarve.

Përveç katër arrestimeve në AZHB, Telegrafi ka mësuar se janë arrestuar edhe dy zyrtarë të komunës së Istogut.

Ndryshe, në orën 13:30 Prokuroria e shtetit ka paralajmëruar konferencë lidhur me aksionin e sotëm në disa qendra të Kosovës. /Telegrafi/