Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar me aktivitetet e saja në parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
“Së fundmi policia ka nisur një aksion me automjete dhe rroba civile në identifikim të kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion. Ky aksion, ndryshe nga aksionet tjera po realizohet nga policë me rroba civile nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor e Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Patrulla e policisë me automjete dhe rroba civile në lëvizje, nëpër lokacione të ndryshme, në rrugë lokale dhe magjistrale identifikojnë drejtuesit të cilët shkaktojnë kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, të njëjtit ndalohen dhe u shqiptohen gjoba kundërvajtëse, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.
Në kuadër të këtij aksioni policia nga data 14.09.2021 deri më sot ka shqiptuar këto kundërvajtje:
– Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar, 204 gjoba
– Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar, 28 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer , 52 gjoba
– Kalimi i afatit të regjistrimit , 103 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 75 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë , 222 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes , 497 gjoba
– Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor, 859gjoba
– Gjithsej , 2040 gjoba
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të shtuara si në plan edhe ne ditët në vijim, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/