Telegrafi

Aksioni i OFL-së për sekuestrimin e pasurive në Shkodër

Në ditën e dytë të punës, Operacioni “Forca e Ligjit” ka sekuestruar një sërë pasurish të personave të dyshuar si të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

Me kërkesë të OFL-së, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhra sekuestrimi për subjektet e mëposhtme, njofton zyrtarisht policia.

Aldo Manishta, me banim në lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë njëkatëshe, e ndodhur në lagjen Skënderbeg, Shkodër.

D., me banim në Nicaj, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë dykatëshe + një kat njësi shërbimi, e ndodhur në lagjen Fermentim, Shkodër;

Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 1541 m2 ;

Pasuria e llojit truall me sipërfaqe 350 m2;

Ardian Doçi, me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë dykatëshe, e ndodhur në lagjen Bleran, Njësia administrative Rrethina, Shkodër, tri automjete, një motor.

Gentian Finiqi me banim, lagjen Skënderbeg, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë vilë katërkatëshe, me pishinë, një automjet.

Artan Doçi me banim në lagjen Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë trekatëshe, e ndodhur në Hot i Ri, Shkodër.

Shtetasit Martin Bleta, me banim në Grudë e Re, Shkodër, i është sekuestruar:

Një banesë dykatëshe + një kat papafingo, e ndodhur në Grudë e Re, një automjet.