Site icon Telegrafi

Aksioni i dhurimit të gjakut nën moton ‘Të verbërit për bashkësinë’

Unioni nacinoal i të verbërve të Republikës së Maqedonisë në kuadër të festimit të 70 vjetorit sot do të mbajë manifestimin qendror të dhurimit të gjakut nën moton ‘Të verbërit për bashkësinë’, transmeton Telegrafi.

Aksioni i dhurimit të gjakut do të mbahet në bashkpunim me Shoqatën e të verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar të qytetit të Shkupit dhe Kryqit të Kuq të komunës Qendër me institutin për mjekësi Transfuziologjike dhe unionit të forcave rinore (UFR) të VMORO-DMNE-së.

Unioni nacinoal i të verbërve të Republikës së Maqedonisë jubileun e përvejtorit do të mbajë me shumë aktivitete të ndryshme, ku vet institucioni paraqet përfaqsim të vetëm legjitim më shumë se 2550 të verbërve dhe personave me shikim të dëmtuar nga gjithë territori të Republikës së Maqedonisë.

Sot, 17 shoqatat komunale të presonave anëtarë të verbër të Lidhjes Kombëtare të të verbërve, sot në gjithë rajonin e Maqedonisë i kanë mbajtur aksionet e tyre të dhurimit të gjakut në shumë qytete. /Telegrafi/

Exit mobile version