Telegrafi

Aksioni brenda Burgut të Dubravës, dy të burgosur humbin privilegjet

Nga aksioni, i cili nisi në orët e mbrëmjes së sotme në Burgun e Dubravës, u gjet një telefon dhe disa gjësende të tjera të ndaluara për t’u mbajtur brenda dhomave të të burgosurve.

Dy të burgosur të cilët ishin në pavijonin gjysmë të hapur në Burgun e Dubravës do të vendosen në Burgun e Sigurisë dhe ndaj tyre do të nisin masat disiplinore.

Tutje, siç mëson Kallxo.com, dy të burgosurit janë kthyer në pikën ZERO të regjimit. Pra të njëjtit kanë humbur të gjitha privilegjet, të cilat i kanë pasur brenda burgut gjysmë të hapur në Dubravë.

Një aksion ka nisur në orën 21:00 sonte në Qendrën Korrektuese në Dubravë, është udhëhequr nga tre prokurorë të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Rasti fillimisht ishte iniciuar nga menaxhmenti i Shërbimit Korrektues të Kosovës pas informatave intelegjente se mallra të ndryshme po kontrabandohen brenda pavijonit gjysmë të hapur të Dubravës.

Pavijoni gjysmë i hapur në Dubravë funksionon për të burgosur të cilët janë në fund të kryerjes së dënimeve dhe kanë pasur privilegje të ndryshme.